Kryetari i Alternativës për Ndryshim Visar Memeti ka shkruar se asfalltimi po bëhet prap deri te shtëpitë e militantëve.
Ai tha se para pak ditësh, pushteti lokal ka asfaltuar një rrugë në fshatin Raincë… dhe siç po shihet në foto, asfaltimi është skandaloz, pasi rruga është asfaltuar vetëm deri aty ku përfundon shtëpia e militantit të tyre.
Ndërsa nga ana tjetër, pushteti ka mashtruar banorët duke thënë se nuk asfaltojnë rrugë në prona private, por ky “parim” vlen vetëm aty ku nuk u konvenon atyre.

