Kryetari i Alternativës për Ndryshim në Preshevë-Visar Memeti, ka shkruar sot në facebook rreth skandali të radhës të kryetares së komunës Ardita Sinani, se po sjell serb nga qyteti i Leskovcit, të afërt me një anëtar të kabinetit të saj, për të bërë disa paramasa dhe parallogari për disa sokaqe ke pllaka betoni.
Edhe pse drejtoria për investime në Komunën e Preshevës ka në dispozicion 4 inxhinierë, që do duhej ta bënin këtë punë kaq të thjesht, e që në të kaluarën e kanë bërë.
Ardita i anashkalon profesionistët komunal dhe i jep punë inxhinieres nga Leskoci, duke e paguar me paratë tona hiç më pak se 600 mijë dinarë!-përfundoi Memeti.