Fri. Jun 20th, 2025

Masakra në Mal të Zi: Vrau 12 persona, më pas veten

Data 1 Janar 2025 ishte kur Aco Martinovic vrau 12 persona, e më pas edhe veten. Krimi ështe kryer në qytetin Cetinje në Mal të Zi.

45 vjeçari u grind në një tavernë dhe shkoi në shtëpi ku mori një armë zjarri dhe u kthye me të sërish në lokal.

Atje hapi zjarr duke vrarë katër vetë. Më pas shkoi në shtëpinë e pronarit të tavernës ku vrau 2 fëmijët e tij dhe të shoqen.

Në dy lokacione të tjera kreu sërish vrasje.

Në këtë krim u vranë shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë, thanë mediat malazeze që citon noa.al.

Ai shkoi në shtëpinë e tij dhe nga plagët e marra në tentativë për vetëvrasje ka ndërruar jetë edhe i dyshuari për krimin në Cetinje, 45 vjeçari Aco Martinoviq.

Related Post