Kandidatët për kryeministër nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë zhvilluar një takim mes tyre. Duke marrë parasysh rezultatet përfundimtare, ata duket se janë duke shqyrtuar mundësinë e formimit të Qeverisë së re. Të tria partitë kanë përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me LVV-në, e cila, përveç partnerëve të vegjël që ka brenda, nuk ka mundësi tjetër bashkëpunimi përveç Nismës që është rikthyer në Kuvend, e cila ende nuk ka një pozicion të qartë lidhur me partnerët e mundshëm të koalicionit.
Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku u takuan të Dielen , Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e konfirmoi këtë, ndërsa tha se kanë pasur takim edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
LDK-ja “asnjëherë nuk ka biseduar me LVV-në këto javët e fundit”, tha Haziri të mërkurën në mbrëmje, në një intervistë në emisionin “Clicl” në RTV 21.