Kryeministri Republikës së Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb në Beograd Shaip Kamberin.
Kurti theksoi se Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës do ta kenë mbështetjen e plotë të qeverisë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka ndarë 3 milionë euro për Luginën në buxhetin e këtij viti, jo vetëm për të ndihmuar në ruajtjen e kulturës e identitetit por edhe për të rritur mbështetjen për programe të tjera siç është ai i bujqësisë”, tha Kurti.