U janë gjetur në shtëpi plot 126 dollarë Kryetarit të Bordit të Drejtorëve të kompanisë lider kineze të energjisë PetroChina.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e Wang Yilin, u gjetën gjithsej 900 miliardë juanë (rreth 126 miliardë dollarë) në para dhe sende me vlerë.
Pas operacionit të kryer nga Komiteti i Kinës për Inspektimin Disiplinor (CCDI) javën e kaluar, imazhet e publikuara në shtyp, zbuluan se 10 kamionë u përdorën për një javë për të transportuar sendet me vlerë dhe paratë e gjetura në bodrumin e shtëpisë së Wang Yilin.
Kjo situatë konsiderohet si një skandal i madh, nga shumë njerëz që vënë në dyshim përpjekjet për të luftuar korrupsionin.
Rastet e ryshfetit dhe përvetësimit në Kinë, kanë prekur thellësisht strukturën ekonomike dhe politike të vendit për shumë vite.