Kryetari i Komunës së Bujanocit sot në një atmosferë solemne shpërndau 64 kontrata për përfituesit e konkursit për masat për kursimin e energjisë dhe përmirësimin e efiçiencës energjetike.
Ai tha se kjo nismë është pjesë e vizionit tonë për një Bujanoc më të qëndrueshëm, më ekologjik dhe më ekonomik për të gjithë qytetarët.
Me këtë projekt, nuk po shpërndajmë thjesht kontrata – por po ndërtojmë një të ardhme më të mirë, ku secili prej jush bëhet pjesë aktive e mbrojtjes së mjedisit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në shtëpitë tuaja.