Tue. Jul 29th, 2025

Kryetari i Alternativës: Derisa Ardita dhe Ragmija nuk kanë mjete financiare për hapjen e bunarëve për t’i siguruar ujë qytetarëve të Preshevës, nga ana tjetër Ragmi Mustafa, pa pikë turpi, ndan tenderë për vëllanë e tij në vlerë prej 3 milionë dinarësh

Kryetari i Alternativës për Ndryshim, Visar Memeti ka reaguar në rrjetin social facebook rreth kërkesës së pushtetit lokal në Preshevë, të cilët po kërkojnë lëmoshë nga mërgimtarët për hapjen e 2 bunareve në Preshevë, ndërsa nga ana tjetër Ragmi Mustafa, pa pikë turpi, ndan tenderë për vëllanë e tij në vlerë prej 3 milionë dinarësh.

Postimi i plotë:

MJERIM, PUSHTETI LOKAL KËRKON LËMOSHË NË XHAMITË E MËRGIMTARËVE TANË PËR HAPJEN E DY BUNARËVE!!!

Shihni në çfarë derexhe është katandisur pushteti lokal në krye me Ragmi Mustafën dhe Ardita Sinanin, kërkojnë lëmoshë në xhamitë e bashkatdhetarëve tanë për hapjen e dy bunarëve, që do të sigurojnë ujë të pijshëm për qytetin e Preshevës.

Paramendoni, pushteti lokal nuk është në gjendje t’i sigurojë NP Moravicës vetëm 19 mijë euro për hapjen e dy bunarëve, ku këta të fundit detyrohen të kërkojnë lëmoshë sikur lypsarët që i shohim çdo të premte në xhamitë tona, duke kërkuar ca para për bukën e gojës.

Derisa Ardita dhe Ragmija nuk kanë mjete financiare për hapjen e bunarëve pë t’i siguruar ujë qytetarëve të Preshevës, nga ana tjetër Ragmi Mustafa, pa pikë turpi, ndan tenderë për vëllanë e tij në vlerë prej 3 milionë dinarësh.

Kjo tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti, ku në rend të parë vijnë familjarët, e pastaj qytetarët!

P.S. Kjo foto më është dërguar nga bashkatdhetarët tanë në Belgjikë dhe Zvicërr.

Related Post