Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilat u miratuan me 10 vota pro. Ai sqaroi se shpallja e këtyre rezultateve u bë pas marrjes së miratimit nga PZAP dhe Gjykata Supreme, duke theksuar se, pavarësisht problemeve dhe vonesave, integriteti i zgjedhjeve nuk është cenuar në asnjë mënyrë.
Radoniqi njoftoi se më 9 shkurt kanë votuar gjithsej 966,283 qytetarë, që përbën 46.54% të numrit të përgjithshëm të votuesve.
Nga këto, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me Albin Kurtin ka fituar 396,387 vota, ose 42.30%, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën, ka marrë 196,474 vota, ose 20.95%.
LDK me Lumir Abdixhikun ka marrë gjithsejtë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 %.
AAK-NISMA ka marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 % dhe Lista Serbe ka marrë 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.