Thu. Jul 31st, 2025

Këshilltarja e Kurtit në vizitë me partnerët e saj serb të partisë së Vucicit (SNS), e thotë kryetari i APN-së

Kryetari i Alternativës për Ndryshim Visar Memeti ka shkruar sot rreth vizitës së Ardita Sinanit, këshilltares së Albin Kurtit dhe kryetares së komunës së Preshevës në fshatin Miratoc: komuna e Preshevës.

Shkrimi i plotë:

Dje Ardita paska vizituar fshatin Miratoc, për të parë nga afër situatën me zjarret.

Mirëpo, ajo që bie në sy nga fotoja, është fakti se kësaj here në krah të saj nuk është si zakonisht shefi i saj Ragmia, por partnerët e saj të përbetuar të SNS-it, ku madje tash edhe Branki është bërë faktor!

Habija më e madhe është se Këshilltarja e Albin Kurtit ,kryetarja e komunës nuk e ka postuar në profilin e saj në Facebook këtë vizitë, ku nuk mungojnë postimet e “arritjeve të saja” për Preshevën, athua ka ndikuar mos përshtatja e veshjes apo mendon që mund t’a mbajë të fshehtë partneritetin e përbetuar me SNS-in 🤔

Related Post