Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka munguar në seancë ne sotme të gjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës përshkak të problemeve shëndetësore. Avokati i tij, Luka Misetiç, ka informuar gjykatën se klienti i tij nuk mundi të merrte pjesë në seancë për shkak të gjendjes së tij të dobët shëndetësore.
Misetiç, i cili nuk kishte informacion të detajuar për gjendjen e Thaçit, tha në seancë: “As unë nuk kam informacion, sekretarjamë njoftoi se klienti nuk ndihej mirë dhe nuk mund të merrte pjesë. Nuk jam konsultuar fare me klientin lidhur me këtë. Mendova se ishte zgjidhur prej jush.”
Gjyqtari i rastit, Smith, dha më shumë detaje lidhur me situatën. Ai konfirmoi se Thaçi ka pasur nevojë për një konsultëmjekësore dhe se komunikimi i vetëm ishte lidhur me shqetësimet shëndetësore të ish-presidentit. “I vetmi komunikimishte se nuk ka qenë mirë nga shëndeti dhe duhet të fliste me njëmjek. Komunikoni me të nëse jep leje që të vazhdojmë pa praninë e tij,” tha gjyqtari Smith.
Pas këtyre zhvillimeve, avokati Misetiç njoftoi se Thaçi kadhënë leje për vazhdimin e gjykimit në mungesë të tij. “Mëthanë se Thaçi dhe mjeku kanë nënshkruar dokumentin për ta vazhduar gjykimin,” tha ai.
Pas miratimit të lejes nga Thaçi dhe mjeku i tij, gjyqtari kaurdhëruar që seanca të vazhdojë me dyer të mbyllura. Ky rastështë një tjetër zhvillim në procesin gjyqësor që po zhvillohetkundër Hashim Thaçit dhe disa ish-udhëheqësve të tjerë tëUshtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)