Hapja e një zyre ndërlidhëse në nivel të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, për Krahinë e Preshevës, është domosdoshmëri kohe
🧭Duke i njohur rrethanat nga afër, duke e ndier domosdoshmërin, duke e ndier mungesën e një mekanizmi institucional, nevojën e bazuar që në formë institucionale të adresohen çështjet, adresohet një apel, si propozim e inciativ konkret i publikuar për inicim urgjent, për hapjen e një zyre ndërlidhëse në nivel-në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Kosovës.
🏛️🇽🇰Kosova ka obligim moral, Kombëtar dhe institucional të kujdeset për shqiptarët jashtë territorit të saj aktual, dhe zyrja e cila do të merrej ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve të këtij Rajoni, dhe Shqiptarët në Serbi, është lehtësim për gjithë shqipatarët gjithandej Serbisë, që përfshin edhe Vojvodinën dhe Krahinën e Sanxhakut.
✅️ Hapja e një zyre është angazhim aktiv institucional, për ofrimin e mbështetjes direkte, si dhe koordinimin, harmonizimin, trajtimin e artikulimin e çështjeve në nivelin më të lartë të instancave qendrorë të Republikës së Kosovës, më së shumti do të ndihmohemi ne shqiptarët e mbetur nënë administrimin e Serbisë.
📌 Efekti kryesor do të ishte, një ndihmesë e madhe për të shpërngulurit, të zhvendosurit, dhe dëbuarit jo vetëm nga Krahina e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, që jetojn në Kosovë, pasi ende nuk jan të pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës,është lehtësim për gjithë shqiptarët gjithandej Serbisë,
📌 Do të ishte një kontribut në kohë reale pasi kemi mos respektin, cenim, mohim të të drejtave themelore të njeriut, mungesë të drejtave kolektive për Krahinën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë, për posedim të shenimeve zyrtare për diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi,
📌 Do të ishte, në ngritje, përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të kësaj Krahine në nivel të Parlamentit dhe Qeverisë së Kosovës, por edhe çështjen e pazgjidhur të kësaj Krahine, duke e shtruar, trajtuar në Bruksel, (por edhe SHBA 🇺🇸 , BE🇪🇺e OKB 🇺🇳) edhe në nivelin e dialogut të ardhshëm ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit
📜Vështrim në form të një apeli dhe është një deklarate si kërkese e adresuar publike nga veprimtari✍️ Refik Hasani©️, tema e trajtuar përmesë hulumtimeve e studimeve të parreshtura, shkrimi autorial, fillmisht është publikuar datë 29.09. 2008, (para 17 viteve), vazhdon të mbetët gjithnjë aktual, sot e kësaj dite, dhe të ndihet nevoj për harmonizim, koordinim përveqë tjerash do të shërbente edhe për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.
📚Për hapjen e një zyre ndërlidhëse në nivel e zyrës së Kryeministrit të Kosovës, për Krahinën e Preshëvës, jo vetëm është publikuar propozimi në Agjenci të Lajmeve, Gazeta Ditore, Revista, Portale nga e gjithë hapsira e jonë Shqiptare, por për këtë inciativ si nevoj kohe, është argumentuar e arsyetuar edhe në takime të ndryshme, është parashtruar edhe në tryeza, debate, pronocime e daklrata të shumta.
📣Hapja e një zyre ndërlidhëse në nivel të zyrës së Kryeministrit të Kosovës, për Krahinë e Preshevës, është domosdoshmëri kohe, Viti IV-nr.111, botuar datë 29 shtator të vitit 2008, në faqen 19, në revistën javore ‘’Perspektiva’’.

