Sun. Oct 12th, 2025

Gazetari i ashpër ndaj kryetarës: Adoleshente e lazdruar

Analisti dhe gazetari nga komuna e Bujanocit-Nexhat Behluli, e ka quajtur kryetaren e komunës së Preshevës si naive dhe me veprime të një adoleshentjeje të lazdruar. Ai shkroi se zonja Sinani e ka angazhuar dikë për t’ia përcjellur postimet e tij dhe për ti bërë Raport, apo duke u munduar ti fshij postimet e tij që janë kundër saj, dhe krejt në fund ai theksoi se ajo është turpi i Preshevës dhe gjithë luginës.

Më poshtë e keni të bashkangjitur komplet postimin e tij:

Skam dashur t’ju tregoj më herët shkaku se nuk e kam shprehi ta luajë rolin e të viktimizuarit,
çe tash po ju tregoj, pse mos ta dini edhe JU …

Kryetarja e Komunës Preshevës Ardita Sinani,
disa muajët e fundit ka angazhu një person nga Presheva, e paguan nga Buxheti i Komunës,
me detyrë që ti përcelle postimet e mia në rrjete sociale që kan t’bajnë për kryetaren,
personi në fjalë e ka për detyrë t’baje raportime dhe në disa raste edhe mi fshinë postimet !

Po e kuptoni e qfare niveli është kryetarja
e Preshevës Ardita Sinani, përveq e dobët për funksionin që ushtron, edhe naive me veprime
të një adoleshente e lazdruar, e pa formuar.

Kjo është turpi i Preshevës dhe gjith Luginës,
logjika e sajë mendon nëse mi fshinë postimet ka arritur të i mbuloje budallakijat që i ban si
e para e Komunës, nuk e din se Nexhat Behluli disponon me disa mekanizma prononcimeve publike, përvshirë gjitha Mediat e Rajonit 🎥📺
Mjerane, je e pa dijshme dhe e pa fuqishme
me i rezistu kapacitetit tem të veprimit publik,
ti je aksidentalisht kryetare e Komunës por unë jam fuqi Mediatik 25 vitet e fundit në Luginë !-përfundoi Nexhat Behluli.

Related Post