Thu. Jun 19th, 2025

Donald Trump mbyll programin Amerikan USAID në të gjithë botën

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar urdhërin ekzekutiv për ndërprerjen e financimit të fondeve amerikane në të gjithë botën.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ua dërgoi një mesazh ambasadave amerikane në mbarë botën duke sqaruar zbatimin e një urdhri ekzekutiv që Trump e nënshkroi më 20 janar 2025, ku thuhej se “asnjë ndihmë e mëtejshme ndërkombëtare e Shteteve të Bashkuara nuk do të shpërndahet në një mënyrë që nuk është plotësisht e përputhur me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Këto programe zbatohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID.

Related Post