Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, e ka injoruar plotësisht urdhrin për arrestimin e tij.
Ndërkohë që aparati shtetëror ishte mobilizuar plotësisht, Dodik festoi sot në mënyrë të qetë ditëlindjen e 66-të dhe më pas doli për një konferencë për media.
Ai komentoi se po e kërkojnë me urgjencë, sikur të ishte një anëtar i Al-Kaedës.
“Nuk jemi frikacakë, keni bërë një gabim të madh,” tha ai.
Dodik u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për angazhime politike, pasi u shpall fajtor për sulm ndaj rendit kushtetues të vendit.