Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, është dënuar sot nga Gjykata e Bosnjë dhe Hercegovinës me një vit burg dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për gjashtë vjet, përshkak të mos’respektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar në Bosnjë dhe Hercegovinë, Christian Schmidt. Ky vendim është i shkallës së parë dhe ekziston mundësia e ankimimit. Akuzat kundër Dodik lidhen me nënshkrimin e dekreteve presidenciale me të cilat ai shpalli të vlefshme dy ligjet e Republikës Srpska, megjithëse ato ishin anuluar paraprakisht nga përfaqësuesi i lartë. Këto ligje parashikojnë moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe të përfaqësuesit të lartë në territorin e Republikës Srpska. Pas shpalljes së vendimit, Dodik iu drejtua qytetarëve të mbledhur para Kuvendit Popullor të Republikës Srpska në Banja Luka, duke thënë se nuk ka arsye për shqetësim dhe se do të vazhdoj të luftojë për Republikën Srpska. Ai theksoi se kamësuar të përballet edhe me situata më të vështira dhe se mbështetja e popullit ka shumë rëndësi për të. Ky vendim kashkaktuar reagime të ndryshme në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në rajon, duke pasur parasysh kërcënimet e mëparshme të Dodik për masa “radikale”, përfshirë edhe shkëputjen e mundshme të Republikës Srpska nga Bosnjë dhe Hercegovina. Komuniteti ndërkombëtar po ndjek me kujdes zhvillimet, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.