Thu. Jun 19th, 2025

Çitaku: Jami larg koalicionit me VV-në

Në një intervistë të dhënë për RTK sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku e pyetur për koalicionin e mundshëm me Vetëvendosjen, ajo mohoi këtë gjë, duke theksuar se PDK hyn e vetme në garë për ti fituar zgjedhjet.

“Ne jemi në zgjedhje për t’i fituar ato dhe për t’i ofruar qytetarit të Kosovës një model ndryshe nga LVV. Ne nuk shohim mundësi që me Vetëvendosje t’i realizojmë planet dhe projektet tona”, tha ndër të tjera Çitaku, për RTK.

Ajo pati kritika ndaj Ministrisë së Jashtme të Kosovës, për të cilën tha se është inekzistente, derisa shtoi se pas përjashtimit të Rusisë në Këshillin e Evropës (KiE), Kosova kishte shanse të mira për t’u anëtarësuar.

Related Post