Fri. Jun 20th, 2025

Besnik Tahiri dhe Haki Abazi nga lista AAK-Nisma dështojnë të bëhen deputet

Në zgjedhjet e fundit, disa figura të njohura politike, deri në këtë moment ku janë numëruar mbi 73% e votave, nuk arritën të sigurojnë një mandat në Kuvendin e Kosovës, përfshirë BesnikTahirin dhe Haki Abazin.

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në legjislaturën e kaluar, ka dështuar të siguroj mbështetje të mjaftueshme për të hyrë në këtë legjislaturë. Megjithëse ka pasur një rol të rëndësishëm në Kuvendin e kaluar, në këto zgjedhje ai nuk ka arritur të marrë votat e nevojshme për të vazhduar në pozitën e deputetit.

Nga ana tjetër, Haki Abazi, i cili kaloi nga Vetëvendosje në AAK, ka marrë vetëm 1160 vota, një rezultat që tregon se mbështetja për të nuk ka qenë e mjaftueshme për të siguruar një vend në Kuvend. Abazi, i cili ka qenë zv.kryeministër në qeverinë e kaluar, pritej të kishte një mbështetje më të gjerë pas kalimit në AAK, por nuk ka mundur të fitoj besimin e mjaftueshëm nga votuesit.

Ky dështim i dy figurave politike të njohura tregon se, ndonëse kanë pasur pozita të rëndësishme në qeverinë e kaluar, ata nuk kanë arritur të krijojnë lidhje të mjaftueshme me elektoratin për të siguruar një mandat të ri.

Deputetët më të votuar nga AAK-NISMA janë këta:

• Ramush Haradinaj: 32,164 vota

• Daut Haradinaj: 19,030 vota

• Fatmir Limaj: 16,454 vota

• Time Kadrijaj: 11,366 vota

• Bekë Berisha: 10,899 vota

• Lahi Brahimaj: 8,820 vota

• Arber Tolaj: 7,598 vota

• Albana Bytyqi: 7,581 vota

• Ardian Gjini: 7,408 vota

• Bashkim Ramosaj: 7,312 vota

Related Post