Sun. Oct 12th, 2025

Ardita Sinani shtron asfalt në prona private

Kryetari i Alternativës për Ndryshim Visar Memeti, ka reagur në rrjetin social facebook rreth asfaltimit të ditës së djeshme në fshatin Geraj, ku shkruan se ky asfallt u shtrua në pronë private.
Ky është postimi i plotë:

VAZHDOJNË ASFALTIMET NË PRONA PRIVATE DHE PËR MILITANT PARTIAK!!!

Dje, kryetarja e komunës Ardita Sinani ka publikuar në Facebook asfaltimin e një rruge, duke “harruar” të tregojë se ku ndodhet kjo rrugë!

Arsyeja është e qartë, edhe kjo rrugë përfundon te dera e një personi të afërt të Ardita Sinanit, bëhet fjalë për anëtarin e Këshillit Komunal nga radhët e PVD-së, në fshatin Geraj.

Pra, edhe njëherë, pushteti i Arditës dhe Ragmisë shndërrohet në biznes privat, ku projektet nuk bëhen për qytetarët, por për militantët dhe të afërmit e tyre.

Ndërkohë, qytetarët e thjeshtë vazhdojnë të presin pafund për infrastrukturë bazike, derisa pushteti të përfundojë “rehatimin” e vet.

Related Post