Mon. Oct 13th, 2025

Arben Fetai i VLEN-it viziton Preshevën

Sot, komunën e Preshevës e ka vizituar Arben Fetai, zëvendëskryeministër për Politika dhe Sundim të Mirë në Republikën e Maqedonisë së Veriut,si dhe z. Nexhmedin Sadiku, kandidat për kryetar të Komunës së Likovës nga koalicioni VLEN, si dhe stafin e tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e komunës, Ardita Sinani ku theksoi se biseduan për çështje me rëndësi për qytetarët tanë si:
• Arsimi dhe lehtësimi i kushteve për studentët nga Komuna e Preshevës.
• Ambientin dhe politikat e gjelbra si prioritet i përbashkët zhvillimor.
• Mundësitë për të konkuruar me projekte të përbashkëta në kuadër të IPA dhe fondeve të Bashkimit Evropian.
• Aktivizimin e bashkëpunimit trekëndësh Preshevë–Likovë–Gjilan.
• Projekte konkrete në fushën e kulturës, artit dhe sportit.

Related Post