Thu. Jun 19th, 2025

APN e pyet Ardita Sinanin për burrin e saj

Alternativa për Ndryshim ka publikuar sot në rrjetin social facebook kërkesën që kanë dërguar komunës së Preshevës rreth skandalit të ditës së djeshme ku veturën zyrtare të komunës e drejtonte burri i saj.
Shkrini i plotë:

Skandali me veturën zyrtare të Ardita Sinanit, kërkojmë transparencë dhe përgjegjësi!

Edhe pse është bërë publik skandali me përdorimin e veturës zyrtare të Komunës nga bashkëshorti i Kryetares, ajo vazhdon të mos japë asnjë sqarim, duke e injoruar krejtësisht përgjegjësinë që ka ndaj qytetarëve dhe opinionit publik.

Sot, përmes këshilltares sonë, në bazë të Ligjit për Qasje të Lirë në Informata të Rëndësisë Publike, kemi dorëzuar kërkesë zyrtare në kabinetin e Kryetares dhe administratën komunale. Ku kemi kërkuar sqarim të plotë lidhur me këtë skandal dhe qartësi se në çfarë baze ligjore është lejuar që bashkëshorti i Kryetares të përdorë veturën zyrtare si të ishte pronë private.

Qytetarët kanë të drejtë të dinë.
Heshtja nuk mund dhe nuk duhet të jetë përgjigje.

Related Post