Në postimin e fundit në facebook, Alternativa për Ndryshim ka shkruar se keqpërdorimi i veturës zyrtare nga kryetarja e komunës po vazhdon, kësaj radhe duke bërë xhiro nëpër qytet burri i saj.
Ky është shkrimi i plotë:
SKANDAL! SKANDAL! SKANDAL!
Vazhdon keqpërdorimi i veturës zyrtare nga kryetarja e Komunës!
Sot, në mes të ditës, qytetarët ishin dëshmitarë të një skandali tjetër, bashkëshorti i Ardita Sinanit duke vozitur veturën zyrtare të Komunës!
Kjo do të thotë që kryetarja paska vendosur të “zgjerojë” ekipin e saj, duke “punësuar” bashkëshortin, jo në ndonjë pozitë të zakonshme, por si shofer personal me veturë zyrtare!
Vetura që duhet të përdoret për udhëtime zyrtare dhe në shërbim të Komunës, është kthyer në taksi private për nevoja familjare.
Kërkojmë sqarim publik nga Ardita Sinani, me çfarë të drejte bashkëshorti i saj nget veturën zyrtare në mes të ditës, kur e dimë se bashkëshorti i kryetares ska të bëjë fare me Komunën?!
TURP!!!
TURP!!!