Mon. Feb 9th, 2026

Albin Kurti uron Bedri Hamzën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka uruar zgjedhjen e Bedri Hamzes në krye të PDK-së.
I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.

Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës-përfundoi Kurti.

Related Post