Kryeministri Albin Kurti sot ra në një kurth nga 2 komedianët rus. Ata iu prezantuan Kurtit si presidenti i Letonisë dhe ai gjatë gjithë kohës mendonte se po fliste me të.
Pas shumë temave ata biseduan edhe për emisarin amerikan Richard Grenell. Kurti foli për orientimin e tij seksual dhe dëgjohet duke thënë se Grenell e ka rrëzuar qeverinë e parë dhe se tashmë ai po bashkëpunon me opozitën.