Agim Çeku dhe 11 të akuzuar të tjerë janë denuar sot me nga 1 vit burgim për rastin Veteranët ku u shpallën fajtor për keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.
11 të tjerët janë: Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.
Personat në fjalë si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë vepruar në kundërshtim me ligjin duke ua mundësuar dhe njohur personave të tjerë statusin e veteranit të UÇK-së, me qëllim që ata të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme.