Mon. Mar 2nd, 2026

Abdixhiku takohet sot me Kurtin

Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të takohet sot në ora 14:00 me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Në fokus të këtij takimi do të jetë procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Burime politike bëjnë të ditur se Kurti pritet të paraqesë një propozim konkret lidhur me mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve. Ai do të kërkojë që secila parti parlamentare të propozojë nga një kandidat të saj për postin e Presidentit, duke krijuar kështu një proces më konkurrues dhe më përfaqësues.

Takimi i sotëm shihet si një hap i rëndësishëm drejt zgjidhjes finale zyrtare ndërmjet partive, në një kohë kur zgjedhja e Presidentit kërkon mbështetje të gjerë parlamentare.

Related Post