Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot në Gjakovë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur përmes postimeve në rrjetet sociale nga familjarë dhe të afërm.Ndërkohë, vetë Elijona ende nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me tragjedinë që ka prekur familjen e saj.
Më herët, i ndjeri kishte njoftuar gjithashtu për aksidentin e rëndë në Croatia, ku kishin humbur jetën nëna dhe motra e Elijonës.

