Sun. Oct 12th, 2025

Hapet linku për aplikim për tekstet shkollore

Ministrja në detyrë e Arsimit ka publikuar sot linkun për subvencionimin e teksteve shkollore për nxënësit në tërë territorin e Rep së Kosovës. Ky është teksti:

Të dashur prindër,

Nga sot mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore në Platformën e-Kosova. Sikurse dy vitet e kaluara, mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja.

Këtë vit do të ndajmë nga:

  • 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore;
  • 80 euro për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 për blerjen e fletoreve të punës dhe materialeve mësimore. Tekstet ashtu siç jeni njoftuar në vitin e kaluar do të përdoren nga gjenerata e kaluar sipas Udhëzimit Administrativ Nr.13/2016 Pajisja e nxënësve me tekste shkollore, përdorimi dhe ruajtja e tyre.

Tashmë llogaritë i keni aktive nga vitet e kaluara dhe i gjithë procesi i aplikimit do të jetë shumë i lehtë. Drejtoritë Komunale të Arsimit janë njoftuar me kohë se çdo aplikim do të verifikohet nga shkollat përkatëse. Pas verifikimit do të bëhet transferi i mjeteve.

Linku për aplikim:https://ekosova.rks-gov.net/Service/5

Suksese dhe qoftë vit i mbarë për fëmijët tanë!

Related Post