Alternativa për Ndryshim në postimin e fundit përgënjeshtroi kryetaren e komunës së Preshevës rreth ekskurzionit të maturantëve, ku thuhet se në qeverisjen e Alternativës për Ndryshim komplet shpenzimet e maturantëve u mbuluan nga komuna, ndërsa tash edhepse Ardita Sinani njoftoi se komuna mbulon të gjitha shpenzimet, e vërteta është se nxënësit janë obliguar të paguajnë nga 70 euro, ndërsa komuna pjesën tjetër.
Ky është edhe një manipulim i ulët nga Ardita Sinani, pas një viti dështimesh, ajo sërish mundohet ta mbulojë paaftësinë e vet me gënjeshtra dhe vjedhje të meritat e të tjerëve-përfundon shkrimi i Alternativës për Ndryshim.