Hashim Thaçi, ish presidenti i Rep së Kosovës sot vjen në Kosovë. Burime të paidentifikuara kanë konfirmuar se Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për një lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë, për vizitë, për shkak gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij, që do të zgjasë një ditë.
Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar dy herë gjatë këtij viti që ai të lirohej përkohësisht për të vizituar babain e tij, por gjykata ka refuzuar të dy kërkesat e mëparshme. Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020, duke u gjykuar për krime lufte dhe, kohët e fundit, për një aktakuzë të ngritur kundër administrimit të drejtësisë.