Fri. Jun 20th, 2025

Rama nuk vendos as veten në listën e sigurtë të kandidatëve të PS-së për zgjedhjet e 11 majit

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Grupin e PS-së, duke folur për zgjedhjet, tha se ai mund edhe mos të jetë fare nëlistën e kandidatëve për deputet.

Rama theksoi se të gjithë deputetët që kanë qoftë edhe njëmandat, do të jenë në fushë për të kërkuar vota. Sipas tij, tërinjtë do jenë në listë të mbyllur, pasi PS kërkon të ketë nëparlament “gjak të ri”, me qëllim që të bëhet një parti politike e re. 

“Na duhet një ekip kompakt. Drejtuesi politik nuk duhet të futetnë preferenca. Te lista e hapura, luftën ta bëjnë ata me eksperiencë në politikë. Kush është në listën e hapur, duhet tëjetë në garë të barabartë. Vendimin për vete nëse do jemkandidat për deputet nuk e kam marrë ende. Unë mund të mosjem fare në listë.  Të gjitha deputetet që kanë qoftë një mandatdo të jenë në fushë. Të rinjtë dhe të rejat do jenë në listë tëmbyllur, pasi ata përfshihen dhe e bëjnë partinë më të re. Tëtjerët pikërisht se kanë qenë aty, duhet të jenë në fushë dhe tëgarojnë fort”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur detaje të reja sa i përketlistave me të cilat Partia Socialiste do të garojë në 11 maj.

Ai u shpreh se edhe pse bisedimet vijojnë prej 2 ditësh me drejtuesit politikë në qarqe dhe jo vetë, procesi nuk kapërfunduar ende.

Ajo që është e sigurt sipas kreut të qeverisë është fakti se në listado të ketë shumë emra të rinj, ndërsa sa i përket deputetëve qëkanë qenë në Kuvend për të paktën një mandat, ato do të jenë nëlistat e hapura. Kushdo që nuk pranon të jetë pjesë e listave tëhapura sipas tij do të duhet të njoftojë paraprakisht drejtuesitpolitikë.

“Nuk e kemi përmbyllur akoma të gjithë procesin, i cili do përmbyllet në Kryesinë e PS. Ajo që dua të ndaj me ju, ështëfakti se cilido dhe cilado prej jush, që nuk pranon të jetë nëlistën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit politik. Parimithemelor i listës së re do të jetë, asnjë deputet në gjininëmashkullore që ka marrë qoftë edhe një mandat nuk do të jetë nëlistën e mbyllur, është e drejta e kujtdo që nuk për arsye nukdëshiron të jetë në listën e hapur por të na e thotë përpara. Sepseparimisht luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumëeksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe PS, patjetër që në listën e hapur do të ketë edhe të reja dhe të rinj. Unë e kam shprehur më parë që drejtuesit politikë duhet të jenënë listën e hapur, problemi është se kjo do të çorodiste të gjithëprocesin se nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë. Nukdo të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të garës ngaana jonë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama , në fjalën e tij në mbledhjen e grupitparlamentar të Partisë Socialiste u ndal në zgjedhjet e 11 majitdhe atë që ka për të ofruar PS.

Ai e quajti Partinë Socialiste si forcën politike që kombinoneksperiencën e gjatë dhe energjinë e re. Ai ka nënvizuar se vetëm PS ka kapacitetin për të udhëhequr vendin, duke ofruarnjë mundësi të re për shqiptarët për të zgjedhur një forcë politiketë rinovuar, e cila ka të rinj të aftë për t’i përfaqësuar ata nëKuvend.

Sipas tij, votimi për PS nuk është vetëm një mundësi përndryshim, por edhe për të pasur një përfaqësim të ri dhe tëfreskët në politikën shqiptare.

“Në këto zgjedhje duhet t’i japim shqiptarëve partinë më tëvjetër në eksperiencë dhe më të renë në energji, nuk ka parti qëmund të bëjë 1/100 e asaj që bëjmë ne sepse nuk mjafton tëmbash një altoparlant dhe të protestosh për gjysmë të vërteta qënë thelb janë gënjeshtrat më të mëdha për të marrë përgjegjësiqeverisëse. Sot them çfarë kurajojë e paimagjinueshme të jeshpa eksperiencë e të duash të udhëheqësh vendin, kur kujtoj vetentime para shumë vitesh. Sot kemi eksperiencë, kapacitet për t’idhënë shqiptarëve mundësinë të zgjedhin një parti të re, më tërenë e të gjitha të rejave që ndodhen në territor. Duke votuar njëparti tjetër sikur të bjerë zari 3 herë te 60-ta mund të kapësh njëdeputet të ri. Duke votuar PS mund të përfaqësohesh ngadeputetë të rinj”, tha ai

Related Post