Fri. Jun 20th, 2025

Policia dhe protestuesit përplasen në Athinë për aksidentin e trenit (FOTO)

Policia u përlesh me demonstruesit në qendër të kryeqytetit grek gjatë një proteste për përvjetorin e dytë të një aksidenti treni që vrau 57 persona, kryesisht studentë.

Dhuna shpërtheu pasi mijëra njerëz fillimisht protestuan në mënyrë paqësore jashtë parlamentit, ku ligjvënësit po debatonin një iniciativë të opozitës për një votëbesim ndaj qeverisë së qendrës së djathtë, raporton Reuters.

Paraprakisht pjesëmarrësit e protestës kanë bërë homazhe për viktimat e aksidentit me një minutë heshtje, ndërsa në tokë kanë shkruar me qirinj numrin 57.

Në Greqi prej disa ditësh po zhvillohen protesta për të shënuar përvjetorin e aksidentit të trenit. Treni i shpejtësisë së lartë “InterCity 62”, i cili udhëtonte nga Athina për në Selanik, u përplas kokë më kokë me një tren mallrash pak para mesnate.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit grek të Larisës. 57 persona humbën jetën, shumica studentë që udhëtoninshpesh me atë tren.

Related Post