Fri. Jun 20th, 2025

KQZ ka refuzuar 4 mijë e 865 pako me fletëvotime të dërguara nga Diaspora

Mes këtyre pakove të refuzuara janë edhe 864 zarfe, pas që votuesit kanë bërë një veprime joligjor duke e dërguar zarfin me fletëvotimë më shumë se njëherë.Këto të dhëna u bënë të ditura në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas të dhënavetë KQZ-së, nga rreth 69 mijë pako me fletëvotime tëdërguara në kutitë postare të KQZ-së, janë aprovuar62,990 zarfe, ndërkaq janë refuzuar 4,865 të tjera.

Gjatë vlerësimit, është vërtetuar se 131 zarfe janëdërguar gabimisht në kutitë postare të KQZ-së, kurse729 zarfe nuk janë vlerësuar, pasi aplikuesit aplikuesitkishin zgjedhur të votonin fizikisht në përfaqësitëdiplomatike. Për vlerësimin e këtyre zarfeve, është e nevojshme skanimi i listës së votuesve të përfaqësivediplomatike, për të mundësuar krahasimin dheshmangien e votimit të dyfishtë.

Arsyet e refuzimit të 4,865 zarfeve:

– 2,870 zarfe nuk janë proceduar, pasi votuesit ishintë anuluar gjatë fazës së aplikimit për regjistrim sivotues jashtë Kosovës (29 gusht 2024 – 26 dhjetor2024);
– 310 zarfe janë refuzuar, pasi fletëvotimi nuk kaqenë i personalizuar (një person – një fletëvotim
– 24 zarfe janë refuzuar, pasi nuk kanë pasurpullë/vulë postare;

– 138 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit i kanë dërguarnga një shtet tjetër nga ai që kishin deklaruar gjatëregjistrimit;

– 178 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka qenëvetëm dëftesa e regjistrimit, pa fletëvotim;

– 432 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre kamunguar dëftesa e regjistrimit dhe kanë përmbajturvetëm fletëvotimin;

– 45 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguarfletëvotimin me dokument identifikues të Kosovës dhenuk kanë përfshirë dëftesën e regjistrimit;

– 868 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguarzarfin me fletëvotim më shumë se një herë.

Related Post