Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në konferencën e së hënës me ta, Berisha tha se nuk mund të ketë asnjë rezervë për një koalicion sa më të gjerë kundër Ramës. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve në konferencën e së hënës me ta, Berisha tha se nuk mund të ketë asnjë rezervë për një koalicion sa më të gjerë kundër Ramës.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe një nga eksponentët më të rëndësishëm në PL Edmond Haxhinasto kanë mbërritur në selinë e Partisë Demokratike. Ata pritet të takojnë kryedemokratin Sali Berisha. Palët do të diskutojnë në selinë blu për emrat e kandidatëve për deputetë në koalicionin me PD-në. PD është në negociata edhe me parti të vogla për koalicionin parazgjedhor.