Është një çështje interesante që shumica bëjnë pyetje se ku shkojnë votat e atyre që nuk e kaluan pragun zgjedhor në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 që u mbajtën në Rep e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë për KosovaPress se ky institucion i certifikon rezultatet e secilit subjekt politik apo kandidatë që ka marr pjesë në zgjedhje, edhe kur nuk e kalojnë pragun, derisa shton se ligji përcakton se në ndarjen e mandatave për Kuvendin e Kosovës përfshihen vetëm subjektet politike të cilat e kanë kaluar pragun zgjedhor, çka nënkupton se votat e atyre që nuk e kaluan pragun nuk shkojnë askund, nuk i shpërndahen atyre që e kaluan pragun zgjedhor apo 5 %.