Fri. Jun 20th, 2025

Ja kur mund të kemi kuvend dhe qeveri sipas Naim Jakajt-hulumtues

Hulumtuesi Naim Jakaj në një prononcim për Kosovapress foli rreth themelimit të Kuvendit dhe Qeverisë. Sipas tij fundi i muajit Mars do të na sjell qeverinë e tij.

“Certifikimi i rezultatit përfundimtar i qel rrugë presidentes që me thirr seancën e parë konstituive, e cila duhet me u mbajt 30 ditë nga data kur shpallen rezultatet përfundimtare. Në rast se presidentja nuk e thërret….atëherë Kuvendi mblidhet vetë në ditën e 30, nëse e thërret presidentja, por kryetari i Kuvendit nuk e thirr mbledhjen e kryesisë për ta caktuar rendin e ditës, Kuvendi mblidhet prapë me datën kur e ka thirr presidentja, dhe po në atë seancë do të duhej të zgjidhej kryetari, nënkryetarët në mënyrë që të konstituohet Kuvendi. I hapet rrugë që presidentja partinë e parë që ka dal nga zgjedhjet që ta propozoj mandatarin e qeverisë. Në ndërkohë pas marrjes së dekretit nga mandatari, ai ka një afat deri 15 ditë që t’ia propozoj Kuvendit përbërjen e Qeverisë së Kosovës dhe të dëshmoj që i ka edhe numrat. Në rast të një dështimi të tillë, atëherë presidentes i hapet prapë një rrugë tjetër që të dialogojë me partitë tjera apo koalicionet që dëshmojnë se i kanë votat.. Prej momentit që dekretin e merr i dyti, ky i ka pastaj 10 ditë për ta themeluar Qeverinë e Kosovës. Në rast se as ky i dyti nuk mundet, vendi shkon në zgjedhje”, shprehet Jakaj.

Related Post