Pas kthimit nga konferenca e Mynihut, Kryeministri i është rikthyer replikave me ndjekësit për të njejtën çështje prej njëj ave tashmë drejtësia dhe njerëzit e tij në rrjetën e saj.
Pa emra, por me referimin e qartë se ka parasysh arrestimin e kryebashkiakut një nga ndjekësit i thotë Kryeministrit se i dolën të gjithë bashkëpuntorët hajdut. Sa herë i vjen një akuzë e tillë Rama përveçse saktëson numrin e ish-ministrave që kanë probleme me drejtësinë, kujton se shkelësit e ligjit kanë emër dhe fytyre dhe s’mund t’i faturohet një shumice qeverisëse , përgjegjësia e tyre individuale.
“Dy ministra të mandatit të parë janë dënuar, njëri mbahet në paraburgim edhepse mund të ndiqej në gjendje të lirë, po nuk është dënuar dhe një tjetër, ish-zv.kryeministri ka marrë arratinë për t’i shpëtuar drejtësisë. Përgjegjesia e shkeljes së ligjit nuk është kolektive, po është individuale”, shprehet Rama.
Gjithsesi Kryeministri sqaron poashtu se për të provuar fajësinë nga drejtësia kërkohen prova.