Para pak minutash me të mbërritur në aeroportin e Prishtinës është arrestuar i dyshuari tjetër nga Ministria e Mjedisit z. Naser Hafizi.
Hafizi është i dyshuari i dytë për veprën penale të “Keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar” me rastin e faljes së borxheve për kompanitë e ambalazhuesve të ujit.
Hafizi është Drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës