Fri. Jun 20th, 2025

Albin Kurti nga Vetëvendosje kërkon këtë datë për zgjedhjet parlamentare

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga presidentja Osmani Sadriu që zgjedhjet e rregullta parlamentare të mbahen fillimin e muajit Shkurt të vitit 2025. RTK shkruan sot se data optimale për Albin Kurtin dhe partinë e tij është data 2 Shkurt 2025.

Ky propozim vie nga VV pasi kishte munguar në takimin e fundit ku Presidentja e vendi disa ditë më parë kishte takuar të gjithë liderët e partive politike të Kosovës, dhe data 26 janar 2025 ishte data ku partitë opozitare ishin dakord të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Datën e zgjedhjeve do ta vendos këto ditë Presidentja e Vendit, ku ligjërisht këto zgjedhjet duhet të mbahen nga data 26 Janar deri më 16 Shkurt 2025

Related Post