Mbrëmjen e kaluar Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë, në mbledhjen e kryesisë mes disa pikave të rëndësishme të parapara për këtë mbledhje, ka diskutuar dhe zgjedhur edhe bartësin e listës për zgjedhjet lokale 2 Qershor 2024.
Jo zyrtarisht mësohet se Ragmi Mustafa unanimisht u vota si kandidat për kryetar të komunës së Preshevës.
Kujtojmë se në Preshevë e vetmja parti që ka dorëzuar listën në Komisionin Komunal Zgjedhor është Lëvizja për Reforma.