Në konferencën e fundit, Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN foli edhe për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut. I pyetur se për kë duet të votojnë mbështetësit e VLEN ai nuk dha përgjigje konkrete.
Ai tha se Qytetari shqiptar di ta bëjë vlerësimin vetë se cili e meriton të jetë kryetari i ardhshëm. Për hirë të vërtetës, dallimi mes kandidatit të parë dhe kandidatit të dytë është tejet i madh, kështu që rrethi i dytë është më tepër formal. Ndoshta edhe kjo është arsyeja që deri në këtë moment nuk ka ndonjë presion ose kërkesë serioze për votat shqiptare”, tha Mexhiti.