Fri. Jun 20th, 2025

Nesër shkarkohen Drejtorët në Preshevë/Këta do të jenë Drejtorët e rinj

Në Komunën e Preshevës, në institucionet ku themelues është Kuvendi Komunal është paralajmëruar se do të shkarkohen të gjithë Drejtorët. Këshillat e rinj drejtues të të gjitha institucioneve nesër (datë 25 Prill 2024) do të shkarkojnë këta Drejtorë: Atë të Biblotekës, Drejtorin e Shtëpisë së Kulturës, Atë të NP Moravicës, Drejtorin e Qendrës Sportive si dhe drejtorin e Qendrës për Punë Sociale.

Portali lokalja.com merrë vesh se këta do të jenë emrat e rinj:

Në krye të Biblotekës do të jetë: Albina Azizi

Shtëpia e Kulturës: Naser Nuredini

NP Moravica: Gazmend Aliu

Qendra Sportive: Besim Nasufi

Qendra për Punë Sociale: Clirim Isufi

Gjithashtu gjatë ditës së sotshme janë emruar edhe Sekretari Fondit për Qëllime Humanitare: Fisnik Ahmeti dhe në krye të Zyrës për të Rinj është emruar Besa Asllani.

Related Post