Tue. Mar 24th, 2026

Albin Kurtit i jipet afat edhe 60 ditë

Gjykatës Kushtetuese që pritet të qartësojë dilemën për zgjedhjen e presidentit pas masës së përkohshme të vendosur deri më 31 mars ndaj dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës po i vie fundi.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është drejt përfundimit dhe pritet që kryeministrit Albin Kurti t’i jepet një afat shtesë për zgjedhjen e presidentit. Sipas këtyre burimeve, vendimi mund të merret më së largu deri nesër, duke i hapur rrugë një mundësie të re për përmbylljen e procesit të zgjedhjes së presidentit.

Related Post