Artisti Besart Kelmendi i njohur si Gjesti, është liruar sot nga praburgimi. Në një njoftim nga Kaltrina Shala- zëdhënëse e Prokurorisë thuhet se ai është liruar pasi ka pranuar fajësinë:
“Ju njoftojme se i pandehuri pasi qe ka arritur marreveshje per pranimin e fajesise me Prokurorin e Shtetit lidhur me veprat penale “Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”, “Kanosja” dhe “Asgjesim apo demtim i pasurise”, ndaj te njejtit kane pushuar arsyet ligjore per te cilen ka qene nen masen e paraburgimit. Andaj, prokurori i shtetit prane gjykates kompetente ka bere kerkese per nderprerjen e mases se paraburgimit ndaj tij”, ka thënë ajo.

