Zëdhënësi i Gjykatës Speciale Michael Doyle ka treguar se kur do të përfundoj procesi i mbrojtjes së të akuzuarve në Hagë dhe kur do të jepet vendimi përfundimtar për ta. Ai bëri të ditur se deklaratat përfundimtare pritet të përfundojnë të mërkurën e ardhshme, pas së cilës procesi do të konsiderohet i mbyllur.
Më tej, kolegji do ta shqyrtojë çështjen për një periudhë prej tre muajsh dhe, nëse vlerësohet e nevojshme, ky afat mund të zgjatet edhe për dy muaj të tjerë, deri në marrjen e vendimit përfundimtar. Kjo do të thotë se vendimi pritet brenda 3 deri në 5 muajve nga përmbyllja e rastit, e cila pritet të ndodhë javën e ardhshme.

