Mon. Feb 9th, 2026

Kur do të thirret seanca e Kuvendit të Rep së Kosovës

SOT Pzap ka refuzuar disa ankesa, dhe 1 ka aprovuar. Nga KDI sot u tha se duhet pritur nëse brenda 48 orëve të ardhshme do të ketë ankesa në Gjykatën Supreme ndaj këtyre vendimeve të PZAP-it nga palët e pakënaqura. Nëse nuk ka ankesa në Supreme pas 48 orësh, KQZ duhet të mblidhet dhe t’i certifikojë zgjedhjet. Nga momenti i certifikimit të rezultateve hapet rruga që Presidentja të caktojë seancën e konstituimit të Kuvendit, e cila duhet të mbahet dhe të përfundojë brenda 30 ditëve nga dita e certifikimit të zgjedhjeve”, tha për GazetaBlic nga KDI- Vullnet Bugaqku.

Related Post