Mon. Feb 9th, 2026

Zëdhënësi i KQZ-së tregon ditën kur shpallen rezultatet

Zëdhënësi i KQZ-së për RTK ka bërë të ditur se nesër (e shtunë, 31 janar 2026, në ora 10:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën në rend të ditës është shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025. Procesi i rinumërimit të 2.557 vendvotimeve, i cili ka filluar më 13 janar, pritet të përfundojë sonte, më 30 janar, ndërsa aktualisht kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 50 vendvotime.

Related Post