Valmir Elezi kryetar i KQZ- zë, sot gjatë një interviste të dhënë për televizionin T7 ka dhënë shifra të rëndësishme të votave që nuk janë numruar ende.
Ai tha se 9900 vota janë vota të personave që kanë votuar me kusht.
Nëpër përfaqësi diplomatike kanë votuar 16105.
Votues të personave me nevoja të veçanta janë regjistruar 2860.
Ndërsa votues me postë janë regjistruar 58000 por ende nuk dihet sa prej tyre kanë votuar dhe tërheqja e tërë votave me postë apo votave të diasporës do të bëhet nga data 2 deri 5 Janar 2026.
Kujtojmë se Këto vota do të numërohen pasi të përfundojnë votat e kandidatëve për deputet, ku deri tani janë numëruar 48 % e tyre.
Gjithashtu kryetari i KQZ-së njoftoi se, pasi është festa e Vitit të Ri, numërimi do të ndërpritet në datën 31 Dhjetor 2025 (ditë e Mërkurë) dhe pauza do të jetë 28 orë.

