Në mbledhjen e veçantë të Këshillit të Arsimtarëve të SHMT “Presheva” në Preshevë u zhvillua procesi i votimit për përzgjedhjen e kandidatit për drejtor të shkollës.
Në këtë proces morën pjesë tre kandidatë: Bekim Kurtishi, Mumin Bajrami dhe Ali Osmani.
Votimi u realizua në mënyrë të fshehtë, sipas procedurave të përcaktuara me ligj.
Pas numërimit të fletëvotimeve, rezultatet ishin si më poshtë:
Kandidati Bekim Kurtishi mori 66 vota pozitive dhe 20 vota negative;
Kandidati Mumin Bajrami mori 30 vota pozitive dhe 56 vota negative; ndërsa
kandidati Ali Osmani mori 19 vota pozitive dhe 67 vota negative.
Gjithashtu, u konstatuan 10 fletëvotime të pavlefshme.
Mbahen zgjedhjet për Drejtor në Shkollën e Mesme Teknike në Preshevë

