Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe Ministri në detyrë i financave Hekuran Murati, kanë njoftuar se janë ekzekutuar shtesat e fëmijëve me rritje.
Nga kjo rritje do të përfitojnë 400 mijë fëmijë. Pra:
- një familje me dy fëmijë, që ka marrë 40 euro, nga nesër do të marrë 60 euro;
- një familje me tre fëmijë, që ka marrë 90 euro, nga nesër do të marrë 135 euro;
- një familje me katër fëmijë, që ka marrë 120 euro, nga nesër do të marrë 180 euro, e kështu me radhë.
Urime të gjithë fëmijëve! T’i gëzoni me shëndet!

